Totaj mbështet të rinjtë në sektorin e Teknologjisë Informative

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në bashkëpunim me Makerspace – Innovation Center Prizren, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi dhe kanë inicuar projektin për trajnime në ndërmarresi dhe ofrimin e granteve për start-up në sektorin e Teknologjise Informative.

Në një komunikatë për media thuhet se qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi është zbatimi i politikave të zhvillimit ekonomik në komunën e Prizrenit, përmes ngritjes së kapaciteteve të rinisë, fillmisht rreth hartimit të projekteve, organizimit të skemës se granteve dhe themelimit të bizneseve të reja start-up, me ç’rast do të krijohen vende të reja të punës në komunën e Prizrenit si dhe mundësinë që në të ardhmen ato biznese të konkurrojnë në skema të ndryshme të granteve vendore dhe ndërkombëtare.

“Kryetari është mbështetës në çdo projekt zhvillimor, ku të rinjtë do të zhvillojnë potencialin e tyre dhe do të ju mundësohet krijimi i ndërmarrjeve të reja dhe inovative”, thuhet në komunikatë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit