2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Prizren, komuna e dënon kompaninë e mirëmbajtjes së rrugës për hedhje të bërllokut në natyrë

Komuna e Prizrenit ka dënuar kompaninë, e cila është e kontraktuar për mirëmbajtje të rrugës Gjonaj-Kushnin, me gjobë mandatore për shkak se ka hedhur thasë me bërllok në ambient të hapur pas pastrimit të rrugës.

Sipas njoftimit të komunës, kjo kompani është dënuar me gjobë prej 90 eurosh dhe dënimi i saj ka ardhur pasi një qytetar e ka denoncuar si rast të ndotjes së ambientit.

“Pas denoncimit të një rasti nga një qytetar për ndotje të ambientit, Drejtoria e Inspektorateve në bazë të këtij denoncimi ka bërë identifikimin e ndotësit dhe të njëjtin e ka dënuar me gjobë mandatore sipas dispozitave ligjore në fuqi. Në bazë të fotografive të dërguara nga qytetarët ku shihet qartë edhe targa e regjistrimit të veturës, është konstatuar se ndotësi është kompania e cila është e kontraktuar për mirëmbajtje të rrugës Gjonaj-Kushnin, dhe përkundër kësaj ka vepruar në mënyrë të kundërt me përgjegjësitë që ka, duke hedhur thasët me mbeturina në ambient të hapur. Komuna e Prizrenit e mirëpret bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për të bërë denoncimet e rasteve të ndryshme ndaj shkelësve të ligjeve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më Shumë

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe...

Lajmet e Fundit