Prizren: Memorandum bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Policia e Kosovës me atë të Shqipërisë, sot kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, për organizimin e shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit veror.

Memorandumin është nënshkruar në Prizren në mes Shpend Maxhunit, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Haki Çakos, drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

“Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky memorandum mbulon periudhën prej datës 1 korrik 2016 deri me 31 gusht 2016. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit