Prizren/ Nënat përleshen për fëmijë

Një grua ka përfunduar dje në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit pasi dyshohet se u përfshi në një rrahje me një grua tjetër.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur rreth orës 15:55 në rrugën ‘Besnik Muçaj’, ku fëmijët e dy të dyshuarve të moshave 7 dhe 5-vjeçare ishin kapur mes vete dhe ishin përleshur. Kjo ka pasuar me përfshirjen e dy nënave në zënkë, me ç’rast ato kanë sulmuar njëra-tjetrën fizikisht.

Nga e gjithë ngatërresa, njëra nga nënat ka pësuar lëndime trupore, për çka u desh të kërkojë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa nëna tjetër është paraqitur në stacionin policor në Prizren.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarave të iniciohet rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.


 

Filloi ndërtimi i projektit “Park Residence”

Bëhu me banesë pranë Parkut të Qytetit
Përjetoni qetësin dhe rehatin pranë Lumbardhit
Lokacioni i përshtatshëm me lokale afariste përgjatë rrugës kryesore!

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit