8.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Prizren: Nënë e bir rrahen me dhëndrin, përfundojnë në spital

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, që shumë herë mbahen të fshehura,  qoftë për shkak të frikës, apo arsyeve tjera. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë, pas mesnate, në rrugën “Meleq Begu”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë në rast janë të përfshirë një nënë me të birin, të cilët janë përleshur me dhëndrin e tyre, (burrin e vajzës), pas një debati mes tyre, për të cilin nuk po arrinin të merreshin vesh.

Situata u tensionua, ashtu që tre të dyshuarit janë rrahur fizikisht me njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore, derisa ndërhyri Policia dhe të njëjtit i shoqëroi në stacion policor, për t’u intervistuar.

Të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre për motivet pse ka ndodhur ngjarja dhe pas intervistimit prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dhëndri, L.H., të ndalohet për 48 orë, ndërsa rasti ndaj të dyshuarve të hapet si “sulm” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

Fatmir Limaj merr pjesë sot në një debat me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, do të marrë pjesë sot në një debat me qytetarët e Prizrenit. Në këtë debat do të diskutohet për zhvillimet...

Sara po bën jetë të shtrenjtë, sapo na prezantoi me veturën e saj super-luksoze

Sara Hoxha është një ndër blogeret më të njohura në vend. Ajo u bë akoma më e njohur pas lidhjes së saj me reperin, Ledri...

Lajmet e Fundit