Prizren, ngriten 12 aktakuza kundër 20 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore në Prizren janë ngritur 12 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 13 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 11 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 13 persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar 2 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 11 personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit