12.1 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Prizren, ngriten aktakuza kundër 9 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë është ndaluar një person, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale”, njofton Prokurori i Shtetit.

Më Shumë

Bashkimi dominon Tiranën

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 75:48 (10:16, 29:10, 23:8, 13:14), duke kontrolluar ndeshjen pas çerekut të dytë në Ligën Unike...

Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë: Orari i syfyrit dhe iftarit

Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë është publikuar zyrtarisht nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe vlen për të gjithë territorin e Republikës...

Lajmet e Fundit