14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Prizren, një femër kanoset përmes telefonit

Një femër nga Prizreni ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës të enjten pasi që ishte kërcënuar përmes telefonit, raporton PrizrenPress

Viktima ka raportuar rastin duke thënë se është kërcënuar në vazhdimësi nga i dyshuari, i cili i ka dëmtuar edhe automjetin e saj.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi e ka kanosur përmes telefonit si dhe i ka dëmtuar automjetin e saj”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

“Bereqeti” shpërndan hurma për punëtorët e administratës në Dragash

Drejtori i Administratës Komunale, Veton Halili, sot shpërndau rreth 60 pako me hurma për punëtorët e administratës komunale në emër të shoqatës “Bereqeti”, e...

Lajmet e Fundit