4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Prizren/ Paraburgim për dy kuksianë që penguan policët në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka njoftuar se duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve me iniciale L.D. dhe B. K. që të dytë nga Kukësi të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, datë2 4.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 24.09.2019,

“Me datën datë 24.08.2019, rreth orës 06:00, në pikën kufitare në Vërmicë, me forcë pengojnë në kryerjen e detyrave zyrtare, zyrtarët policor të SPMK Vërmicë, derisa kanë qenë duke kryer detyrën zyrtare në pikën e kontrollit afër PKK Vërmicë. Të pandehurit me automjetin e markës BMW X5, me shenjën regjistruese AA-921-UR që drejtuesi – vozitësi në shiritin emergjent të autostradës “Ibrahim Rogova” në drejtim të Republikës së Shqipërisë, duke bërë tejkalim të kolonës nga ana e djathtë e rrugës, me një shpejtësi të lart duke hyrë në terminalin doganor, ndalen para lahurës së daljes së terminalit, dhe tentojnë që me forcë të hapin lahurën. Me t’i vërejtur patrulla policore të pandehurit që tentonin të largoheshin, duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor, në atë mënyrë zyrtarët policor, të pandehurve ua kërkojnë dokumentet identifikuese, serish të pandehurit refuzojnë që të legjitimohen ashtu që zyrtarët policor gjatë vënies së situatës nën kontroll kanë arrit që të pandehurit t’i prangosin, mirëpo gjithherë të pandehurit kanë penguar personin zyrtar gjatë kryerjes së veprimeve të tyre zyrtare”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke...

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Lajmet e Fundit