8.2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Prizren, paraburgim për vëllezërit që dyshohet se u grushtuan për 50 euro

Një muaj paraburgim i është caktuar dy vëllezërve nga Prizreni.

I pandehuri i parë F.S., dyshohet për lëndim të lehtë trupor, ndërsa i pandehuri i dytë vëllai i tij gjithashtu me inicialet F.S., dyshohet për sulm.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, rasti ka ndodhur me datë 12 korrik rreth orës 16:00 në Prizren, në shtëpinë ku jetojnë dy vëllezërit.

Sipas prokurorisë, derisa vëllai i parë F.S., ishte në shtëpi kishte lënë 450 euro dhe kishte dalur nga shtëpia, ndërsa kur është kthyer ka vërejtur se në vendin ku i kishte lënë paratë i mungonin 50 euro.

 

Pastaj vëllai i madh që kishte lënë paratë në dhomën e tij ka shkuar dhe ka pyetur vëllanë e tij më të vogël F.S., se mos i kishte marrë 50 euro, dhe aty ka filluar konflikti verbal në mes tyre dhe pastaj i dyshuari i parë e godet dhe i shkakton lëndime të lehta trupor vëllait të tij.

Gjithnjë sipas prokurorisë, vëllai i dytë F.S, në momentin kur vëllai i tij e kishte pyetur se a i ka marrë 50 euro, menjëherë ka filluar të bërtas dhe me të sharë ka ofenduar me vëllanë e tij, më pas e ka grushtuar në pjesën e fytyrës por nuk i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

Më Shumë

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Lajmet e Fundit