13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Prizren: Përfundon gjykimi ndaj ish-inspektorit të hidro-ekonomisë, i akuzuar për korrupsion

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, është dhënë fjala përfundimtare ndaj ish-inspektorit të hidro-ekonomisë, Avdulla Gashi, i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se ish-inspektori Gashi, po akuzohet që në fshatin Reçan të Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj, duke i mundësuar investitorit H.K. të bëjë ndërtimin e objektit në rrjedhën e lumit “Lumbardh” dhe të uzurpojë një sipërfaqe prej rreth 155 metrash katror të pasurisë shoqërore-publike.

Në fjalën përfundimtare, prokurorja e shtetit, Ervehe Gashi, deklaroi se pas administrimit të të gjitha provave, deklaratat të dëshmitarëve të propozuar në këtë gjykim do të vërtetohet se i akuzuari ka kryer veprën penale në fjalë, duke kërkuar nga gjykata që të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit.

Ndërsa, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Blerim Mazreku, në fjalën përfundimtare të tij, ka theksuar se Komuna e Prizrenit do të filloje procedurë kontestimore për kompensim dëmi vetëm nëse i akuzuari shpallet fajtor me vendim të formës së prerë.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokati Rexhep Hasani fjalën përfundimtare gjykatës ia dorëzoi në formë të shkruar, duke kërkuar që klienti i tij të lirohet nga akuza për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pasi që nuk është vërtetuar me asnjë fakt të vetëm se i mbrojturi imë të ketë kryer këtë vepër penale me dashje direkte.

E me fjalën përfundimtare të avokatit Hasani, u pajtua edhe i akuzuari Avdulla Gashi, duke shtuar se nuk e ndien vetën fajtor për veprën penale në fjalë dhe tha se asnjë inspektor nuk e ka ditur se parcela me nr 801-0 është pasuri publike.

Në fund, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Raima Elezi me anëtarët Vjollca Buzhala dhe Xhimshit Galushi, vendosën që shpallja e aktgjykimit të bëhet të premten me datë 24 dhjetor 2021 në ora 13:00.

Aktakuza përshkruan se, Prokuroria Themelore në Prizren, po akuzon Gashin se me datë 03.10.2017 në fshatin Reçan të Komunës së Prizrenit, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar-Inspektor në Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj. Inspektori Gashi me këtë rast i ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore, në kundërshtim me Ligjin për ujërat e Kosovës dhe Udhëzimin administrativ për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të ujë-rrjedhave dhe akumulacioneve.

Tutje, aktakuza përcakton  këto veprime janë kryer ashtu që i akuzuari Avdulla Gashi, ditën kritike derisa po inspektonte objektin në ndërtim nga investitori H.K., pa fakte konstaton në procesverbalin për inspektimin e kryer, se investitori ka respektuar pikat e kadastrit.

Drejtësia Sot,

Më Shumë

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Lajmet e Fundit