18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Cardi B dhe Offset nuk bien dakord se si ta veshin djalin e tyre

Cardi B është një ikonë e e stilit, por në veshjet për fëmijët e saj mund t’i duhet pak ndihmë – të paktën sipas bashkëshortit të saj Offset.

Në fillim të kësaj jave, reperët bënë një udhëtim në Target, ku krijuesja e hitit “WAP” ra në dashuri me një aksesor të mundshëm për djalin e tyre tre muajsh.

Në një video të shpërndarë në Instagram Stories, Cardi i dhuron bashkëshortit të saj, 30 vjeç, një kapelë ngjyrë hiri me madhësi të vogël, vetëm që ai ta kundërshtoj menjëherë idenë.

“Oh jo”, tha reperi i Migos. “Unë nuk ia vë atë djalit tim … Do ta bëj djalin të duket si Ne-Yo!”.

Cardi eci përpara dhe pyeti më pas: “A nuk është e lezetshme kjo?”, duke mbajtur në dorë një veshje me pantallona të kuqe dhe këmishë të kaltër. Këtë herë, bashkëshorti i saj e krahasoi pamjen me diçka që do të vishte Carlton Banks “The Fresh Prince of Bel-Air’s”.

Cardi mirëpriti djalin e saj në fillim të shtatorit – dhe nëse ai është si motra e tij më e madhe Kulture, 3 vjeç, së shpejti do të ketë plot diamante verbuese.

Përveç diamanteve të bollshme, më e madhja e çiftit zotëron edhe çanta luksoze nga Hermes, Chanel , Dolce & Gabbana dhe Dior, madje ka pozuar në veshjet e stilistëve me nënën e saj të famshme. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.   Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje...

Bajram Gigolli lanson projektin e radhës, i dedikohet dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës së Hasit

Me një theks të fortë historik, kjo këngë përshkruan ngjarjet e njëra prej betejave më të rëndësishme të luftës së fundit në vendin tonë. Me...

Lajmet e Fundit