Prizren, pezullohen riaplikimet për familjet në Skemën e Ndihmës Sociale

Procedurat e riaplikimit për ripërtëritjen e dokumenteve, verifikimi i gjendjes socio-ekonomike dhe raporteve mjekësore për familjet nw Skemën e Ndihmës Sociale janë pezulluar dhe redaktuar në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenie Sociale në Prizren.

“Po ashtu, sipas këtij vendimi, Qendrat për Punë Sociale-Sektori Ndihmave Sociale e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, janë obliguar që procesin e ri-aplikimit ta zbatojnë pa prezencën e palëve, duke u bazuar në dokumentet, dosjet dhe vlerësimet e fundit nga komisionet mjekësore”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se për aprovimin apo refuzimin e së drejtës në ndihmë sociale për familjet e ri-aplikuara në muajin nëntor 2020, do të shpallen pas kryerjes së këtyre procedurave.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Lajmet e Fundit