6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Prizren/ Pranojnë fajësinë, dënohen me nga një vit burg efektiv dhe me gjobë të akuzuarit për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore e Prizrenit, të enjten, i ka dënuar me nga një vit burgim dhe me nga 400 euro gjobë, të akuzuarit për vjedhje të rëndë në bashkëkryerje, Qenë Qenaj, Artrim Gashi dhe Mendim Kurtishi.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Refki Piraj, me 300 euro gjobë, është dënuar edhe Votim Hoxha, i akuzuar për veprën penale “blerje, pranim ose fshehjen e sendit të përfituar me kryerjen e veprës penale”.

Para se të shpallej aktgjykimi, të akuzuarit paraprakisht e kanë pranuar fajësinë, duke shtuar se janë penduar për veprimet e tyre dhe se më nuk do të kryejnë vepra të tilla, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pranimin e fajësisë, nuk e ka kundërshtuar as prokurori i rastit, Shahadin Destani.

Gjykatësi Piraj, i ka ngarkuar të akuzuarit edhe me shpenzimet procedurale, secili nga 40 euro, si dhe nga 30 euro të tjera për fondin e viktimave të krimit.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, e ngritur më 10 maj 2018, thuhet se të pandehurit Mendim Kurtishi, Qenë Qenaj dhe Artrim Gashi, më 2 mars 2018, në Prizren, në bashkëkryerje dhe me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, futen në shtëpinë e të dëmtuarës Hajdari.

Sipas akuzës, Qenë Qenaj, futet në katin e dytë të shtëpisë së të dëmtuarës, dhe me shqelm thyen xhamin e derës, pastaj zbret në katin e parë dhe e hap një dritare, e cila u mundëson dy të akuzuarve të tjerë Mendim Kurtishi dhe Artrim Gashi, që të futen brenda në shtëpi.

Më pas, sipas organit të akuzës, pasi që të njëjtit depërtojnë në shtëpi, i demolojnë dhomat dhe nga aty arrijnë të marrin një TV, një “playstation” dhe një sasi të bizhuterisë, në vlerë të papërcaktuar, dhe të njëjtat sende të vjedhura ia shesin të akuzuarit Votim Hoxhaj.

Me këto veprime, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, nga neni 327, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurse, të akuzuarin Votim Hoxhaj, organi i akuzës, e ngarkon se më 2 mars 2018, në shtëpinë e të akuzuarit Qenë Qenaj, e blen një televizor të tipit “LG”, në shumën prej 100 euro, si send për të cilin ka mundur ta dijë se është i përfituar më kryerjen e veprës penale, të cilin të pandehurit sipas përshkrimit të aktakuzës, e kishin vjedhur në të njëjtën ditë.

Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale, blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të fituara me kryerjen veprës penale, nga neni 345, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Dy kosovarë kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë, nuk i kishin të deklaruara

Dy shtetas kosovarë janë proceduar nga policia kufitare në pikën doganore të Morinës për mosdeklarimin e shumave të konsiderueshme parash. Gjatë kontrollit të automjetit të...

Sot, ditëlindja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova

Sot, data 2 dhjetor, shënon ditën e lindjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në Cërrcë të Istogut,...

Patatja e Bosforit

Lajmet e Fundit