10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prizren: Rrëmbehet borxhliu i drogës

Një person është arrestuar dje në Prizren pasi dyshohet se ka rrëmbyer një burrë, i cili i kishte borxh 1500 euro për substanca narkotike, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarit, dhe më pas ka paraqitur rastin në Polici.

“Është arrestuar i dyshuar, burrë shqiptar, pasi që i njëjti, dyshohet për shkak të një borxhi prej 1500 euro pagesë për substanca narkotike, ka rrëmbyer viktimën, burrë shqiptar (i dyshuar në një rast tjetër) duke e futur në veturë, por viktima kishte arritur që të ikë nga vetura dhe ka raportuar rastin”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Më tutje thuhet se, “viktima gjatë intervistimit ka deklaruar se i ka borxh të dyshuarit vlerën e cekur për substanca narkotike marihuanë. Ndaj viktimës është hapur rasti nga njësitet e DHTN-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Kurse Policia gjithashtu konfirmon se viktima e këtij rasti është arrestuar më pas për posedim të narkotikëve.

“Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar në dy qese plastike 210.05 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë, si dhe 64-qese plastike të dizajnuara për paketim të substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Delirium

Lajmet e Fundit