Prizren/ Shërbime pa pagesë për qytetarët më sëmundje kardiovaskulare dhe diabetit

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit dhe në përkujtim të tij, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë shërbime pa pagesë të check-up’it për sëmundje kardiovaskulare dhe të sheqerit (diabetit).

Këto shërbime do të ofrohen në sallën e vogël të QKMF-së duke filluar nga ora 8:00 e deri në ora 12:00, ku do të mund të përfitojnë të gjithë banorët e komunës së Prizrenit, ndërkaq krahas kësaj, do të jetë në dispozicion edhe ekipi mobil që do të jetë në terren për t’i ofruar këto dy shërbime për persona me nevoja të veçanta.

Në kuadër të check-up’it për sëmundjet kardiovaskulare dhe të sheqerit (diabetit), do të ofrohen:
– Vizita specialistike internistike-kardiologjike
– Analizat laboratorike: hemogram, kolesteroli, trigliceridet, HDL, LDL, glikemia, HbA1C, urea, kreatinina dhe
– EKG-ja.

Qytetarët e interesuar për të përfituar nga këto shërbime gjatë ditës së nesërme duhet të lajmërohen te infermieri/ja e pranimit, kurse raporti kthyes merret nga pacienti ditën e nesërme te internisti (i kompletuar me përgjigjen e analizave).

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit