Takohen Hoti dhe Gjini, të kënaqur me sukseset e nxënësve të Gjakovës në garat nacionale

Koordinatori për Nacional Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti sot u prit në takim nga kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, si dhe drejtori Komunal i Arsimit, Bernard Frrokaj.

Temë diskutimi ishte organizimi i garave në të gjitha nivelet në kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri ku nxënësit e Gjakovës treguan rezultate shumë të mira.
Me këtë rast, koordinatori Hoti falënderoi kryetarin për angazhimin ndërsa tha që pret suksese të njëjta edhe në garat tjera që janë duke u mbajtur.

“Gjakova ka treguar edhe njëherë për përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj nxënësve. Ka treguar se këtu është arsimi mbi të gjitha dhe se kur bëhet fjalë për nxënësin, i gjithë mekanizmi vihet në funksion. Ju keni pasur shumë fitues të cilët janë duke marrë shpërblimet e tyre ashtu siç është premtuar. Gjakova prin me numrin e fituesve në nivelin republikan me gjithsej 67 fitues në të dyja garat e ky rezultat sigurisht se është sukses i komunës, DKA-së, shkollave, mësimdhënësve e prindërve”, ka thënë Hoti.

E kryetari Gjini tha se garat në kuadër të Programit Nacional për Rininë do të vazhdojnë të organizohen me ritmin e njëjtë në komunën që udhëheq. “Do ta mbështes dhe respektoj vendimin e Qeverisë për organizimin e garave dhe do të zbatoj atë që parashihet në vendim. Unë jam shumë i kënaqur me rezultatet dhe në këtë drejtim drejtoria e arsimit ka punuar shumë”, ka deklaruar Gjini.

Për më shumë, në të dy garat e mbajtura në të gjitha nivelet, nga Komuna e Gjakovës janë shpallur 2776 fitues të cilët fitojnë shpërblime të ndryshme varësisht nivelit të garës.

Ndërkaq, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe këtë vit do të mbahen Garat Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik si dhe ato në Sport ku të gjithë nxënësit mund të marrin pjesë.

/Epoka e re/

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit