-4.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Prizren/ Shtyhet gjykimi për falsifikim të dokumenteve në çështjen trashëgimore

Është shtyrë për një ditë tjetër fillimi i gjykimit ndaj ofiqarit në Komunën e Mamushës, Mirat Shala, i cili akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar, si dhe Arif Mazrek, i akuzuar për legalizim të përmbajtjes së rreme.

Seanca fillestare që ishte paraparë të hënën në Gjykatën Themelore në Prizrën, është shtyrë për arsye se të akuzuarit kanë kërkuar që t’u caktohen mbrojtës sipas detyrës syrtare, pasi që ata nuk kanë pasur mundësi që privatisht të angazhojnë avokatë.

Pasi që është aprovuar kërkesa e të akuzuarve për caktimin e avokatëve sipas detyrës zytare, gjykatësi Artan Sejrani, seancën e radhës për ketë çështje e ka caktuar për 30 tetor 2019, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës së ngritur më 30 gusht 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Mirat Shala akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, në dokumentin zyrtar, nuk i shënon të dhënat e duhura, në atë mënyrë që më 2 shkurt 2016, si ofiqar në Komunën e Mamushës, e përpilon aktvdekjen për të njërin R.M.

Në aktakuzë thuhet se kjo ka ndodhur në atë mënyrë që ai e paraqet si trashëgimtar bashkëshorten e ndjerë H.M, bijtë e tij Isak, Izet, Sadri dhe Gjelal Mazrek, pa e përfshirë si trashëgimtar edhe birin tjetër të tij, këtu të dëmtuarin Zylfi Shanli, i cili dokument në ndërkohë është përdorur për provë për trashëgimi te noteri.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”, e paraparë ne nenin 434 ,paragrafi 1 e Kodit Penal te Kosovës.

Aktakuza gjithashtu e ngarkon edhe të pandehurin tjetër Arif Mazrek, i cili akuzohet se ka vënë në lajthitje organin kompetent, në atë mënyrë që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pa vërtetë.

Mazrek akuzohet se pas 2 shkurt 2016, shkon ne zyrën e noteres në Mamushë, e dorëzon aktvdekjen, me të dhënat e përshkruara me lartë, në bazë të së cilës noterja sjell aktvendim trashëgimor, pa qenë i përfshirë në trashëgimi i dëmtuari Zylfi Shanli.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes se rreme” e parapare ne nenin 403, paragrafi 1 e Kodit Penal te Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Çoçaj: Komandant Drini më kërkoi të inkuadrohem në Shërbimin e Zbulimit në ZO të Pashtrikut, s’ka pasur SHIK atëkohë

Sipas dëshmitarit Nezir Çoçaj, atij iu ishte kërkuar nga komandant Drini (Ekrem Rexha), që t’i bashkohet Shërbimit të Zbulimit në nivel zone në Zonën...

Fahrije Hoti thërret konferencë për media, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media. Kjo pasi sipas tyre, ata do të demantojnë shpifjet e...

Lajmet e Fundit