Prizren/ Sot publikohet Raporti i Institutit të Zvicres për rastin e vdekjes së Astrit Deharit

Familja Dehari do ta pranojë sot raportin e autopsisë Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, i cili ishte gjetur i vdekur në burgun e Prizrenit.

Prokurori i rastit të Astrit Deharit, Metush Biraj, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se raportin do t’i dorëzojë familjes sot në orën 10:00, në gjuhën origjinale dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

I pyetur për rezultatet e raportit të Institutit nga Zvicra, ai ka thënë se aktualisht nuk mund të jap informacione të tjera.

“Nuk mund të flas për rezultatet, por për të gjitha informatat tjera do të informoheni me kohë”, ka deklaruar ai.

Aktivisti i VV-së, Astrit Dehari ishte arrestuar më 30 gusht të vitit 2016, nën dyshimin se bashkë me aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes e sulmuan Kuvendin e Kosovës.

Ai vdiq më 5 nëntor të po të njëjtit vit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë kishte vlerësuar se Dehari kishte bërë vetëvrasje, por rezultatet e këtij raporti nuk u pranuan nga prindërit e të ndjerit, të cilët më pas kërkuan hetim ndërkombëtar .

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Lajmet e Fundit