9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Kryetari i veteranëve: Një ish-pjesëtar i UÇK’së nga Prizreni është ftuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka treguar se tre ish-pjesëtarë të UÇK’së janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve nga Gjykata Speciale.

Gucati ka thënë se nuk mund t’i bëjë pubike emrat e këtyre tre personave. Por, ai ka treguar se njërit prej tyre i është dërguar ftesa jashtë shtëpisë.

‘’Një është në Llap, epror i lartë. Atë e kanë ftuar në kafe, e thirrë dhe ju thotë që unë jam në FSK, nëse ma çon ftesën te shtëpia ose në zyre”, ka treguar Gucati në Rtv Dukagjini.

“Kur ia kanë çuar në zyre, i kanë thënë paketoji teshat dhe merri me vete. Është absurditet i madh. E thirr në kafe, sokaqeve ose ia con ftesën në Viber, Facebook. As ftesën nuk ta cojnë tek shtëpia. Boll ka qenë e keqe gjykata serbe, por ftesën ta çojnë në shtëpi me letër”, është shprehur ai.

“Rasti tjetër është në Prizren, i dyshuar, i treti i Prishtinës. Ruhet privatësia’’, ka thënë Gucati.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Më 11 maj, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit Ilir Konushevci

Të hënën, më 11 maj 2026, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit dhe komandantit të logjistikës së UÇK-së, gjeneral major...

Lajmet e Fundit