8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prizren: Zyra e VV-së nuk i nxë aktivistët dhe qytetarët, tubimi mbahet në shtëpi

Sot në lagjen Kurillë të Prizrenit u hap edhe zyrtarisht zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty Albin Kurti me bashkëpartiakët e tij u prit nga kryetari i kësaj pike dhe aktivistë e qytetarë.

Meqë vendi ishte i ngushtë dhe nuk i zinte të gjithë, tubimin e mbajtën tek shtëpia e kryetarit të kësaj zyreje. Pjesë e kësaj agjende është edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, ecjen në këmbë Kurti e ka bere nga shtëpia e kulturës nëpër qendrën e qytetit, ndërsa  pjesën tjetër të rrugës e bëri me veturë drejt Kurillës.

    

 

Më Shumë

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit