Prizrenasi thotë se dy persona i vodhën 30 mijë euro dhe ikën në drejtim të panjohur

Një burrë nga Prizreni mbrëmë ka raportuar në polici se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur 30 mijë euro para të gatshme. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysen Terpeza”, raporton Gazeta Express
Sipas tij, paratë i ka pasur të fshehura nën divan, mirëpo është detyruar t’ia japë grabitësve për shkak se të njëjtit kanë qenë të armatosur.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit, i cili tha se të gjitha njësitet relevante të policisë po punojnë intensivisht për zbardhjen e këtij rasti.

“Një ankues ka raportuar në stacionin policor, njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë të angazhuar edhe hetues të tjerë rajonalë që në mënyrë intensive janë duke hetuar rastin”, tha Gashi.

 

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit