8.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Prizrenasit përkrahin peticionin kundër marrëveshjeve me Serbinë

Edhe në Prizren ka filluar nënshkrimi i peticionit përmes të cilit kërkohet të kundërshtohen marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në organizim të opozitës.

Një tendë e vendosur në afërsi të Urës së Arastës në Shatërvan, është pika e parë e vendosur për nënshkrimin e këtij peticioni në Prizren.

Zyrtari i lartë i LVV-së në Prizren, Arbër Rexhaj tha se ky peticion duhet të shfrytëzohet edhe si një mundësi që zëri i qytetarëve të dëgjohet edhe më shumë.

Ai tha se qysh në ditën e parë të nënshkrimit të këtij peticioni, interesimi nga qytetarët e Prizrenit që përmes këtij aktiviteti për t’i kundërshtuar marrëveshjet e fundit në Bruksel, është tejet i lartë.

Qytetarët të cilët e nënshkruan këtë peticion, Jashar Skenderi dhe Hasim Lecaj, thanë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të dëmshme për shtetin e Kosovës, dhe se ato janë bërë vetëm për t’iu plotësuar dëshirat e ndërkombëtarëve.

Peticioni do të zgjasë disa ditë, pasi ende nuk është bërë e ditur sa do të zgjas saktë peticioni. Sipas organizatorëve në Prizren, ditëve në vijim do të vendosen edhe pika të reja në qytet, ku qytetarët mund të nënshkruajnë këtë peticion./Tv Prizren

Më Shumë

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Suharekë: Për manipulim të votave intervistohen 71 persona, 19 ndalohen

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka iniciuar hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Komunën e...

Lajmet e Fundit