5.9 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Prizreni e Prevalla, për ajër të shëndetshëm

Nga matjet që janë bërë dje rreth orës 13:00 nga ekipi i KALLXO.com, në qendër të Komunës së Prizrenit, shkalla e cilësisë së ajrit ka shënuar 50 shkallë. Sipas indeksit te cilësisë së ajrit, ndotja në këtë shkallë konsiderohet e ‘shëndetshme’.

Ndërsa në Prishtinë, në të njëjtën kohë, niveli i ndotjes ishte ‘mesatar’ me shkallë të ndotjes rreth 59.

Poashtu, ekipi ka bërë matjet edhe në Prevallë, ku niveli i ndotjes ishte edhe më i vogël- 21 shkallë.

Sipas indeksit të cilësisë së ajrit, kur ajri është mes 0-50 shkallë, konsiderohet ‘ i shëndetshëm’ (healthy). Cilësia e ajrit në këto shkallë është e kënaqshme dhe nuk paraqet rreziqe shëndetësore.

M

Më Shumë

Lajmet e Fundit