Prizreni gati për “Ditën pa makina”

Komuna e Prizrenit të premten do të organizojë ditën pa makina në qytet, ku janë paraparë të mbyllen dy rrugë, në të cilat do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Kjo komunë njofton se këtë ditë një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jetë e bllokuar për automjete për tri orë, konkretisht nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe veturat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative (rr. “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”).

“Dita pa makina” organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës, transmeton Klan Kosova.

 

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit