9.7 C
Prizren
E mërkurë, 15 Tetor, 2025

Prizreni i jep lamtumirën Mexhit Çurdinës, legjendës së sporteve në natyrë

Veterani prizrenas i sporteve, Mexhit Çurdina ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare dhe është varrosur të mërkurën në Prizren.
Gjatë ditës institucione e organizata të ndryshme kanë përkujtuar angazhimet e tij në sportet në natyrë.

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se Çurdina ka qenë i pasionuar ndaj sporteve ekstreme, dhe se ka kaluar një jetë të plotë në natyrë duke u angazhuar në aktivitete si automobilizëm, motokros, skijim, alpinizëm dhe shumë të tjera.

“Edhe pse i shtyrë në moshë, ai vazhdoi të organizonte gara në nivel lokal dhe t’i promovonte sportet ekstreme si dhe ka lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme në fushën e sporteve motorike e natyrës”, është shprehur Totaj.

Shoqata e bjeshkatarëve “Sharri” ka theksuar se anëtari i tyre dhe veterani i sporteve ka qenë njeri me një varg mirënjohjesh në të gjitha kohërat për sporte dhe humanitet.

“Ai pothuaj tërë jetën e tij e kaloi në natyrë duke u angazhuar ne aktivitete si, automobilizëm, motokros, skijim, alpinizëm, not, peshkatari e çka jo tjetër”, thuhet në përkujtimin e ShB “Sharri”.

Ndërkaq Shoqata e bjeshkatarëve “Haxhi Beda”,  Çurdinën e ka cilësuar si njeri me 9 zemra.

“Do të kujtohet si bjeshkatari që sfidonte malet, motoristi që shpejtësinë e kishte erë, skitari që fluturonte mbi dëborë, notari që sfidonte valët pa frikë, një shpirt i lirë, një zjarr që nuk shuhej, ai që nuk lodhej kurrë”, thuhet në përkujtimin e ShB “Haxhi Beda”, raporton Telegrafi.

Udhërrëfyesi i terreneve malore, Edis Krusha e ka cilësuar atë si legjendë të Prizrenit, i cili nuk ka hezituar të merret me sporte ekstreme edhe në moshën e pensionimit.

Ndërkaq Bunarfesti përmes një postimi ka shprehur bindjen se Çurdina do të kujtohet gjithmonë “si ikonë e bunarxhinjve”. /Telegrafi/

Më Shumë

Parandalohet tentativë e fshehjes së mallrave në Vërmicë – Dogana sekuestron pajisje pune të padeklaruara

Dje në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndalur për kontroll të detajuar një udhëtar, gjatë të cilit janë zbuluar mallra të padeklaruara,...

Voton Albulena Balaj-Halimaj

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, ka ushtruar të drejtën e votës. Ajo ka votuar në Shkollën Fillore “Ibrahim Fehmiu”, e...

Lajmet e Fundit