8.3 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Prizreni mbetet me vetëm një drejtoreshë

Nga trembëdhjetë drejtori sa janë në Komunën e Prizrenit tashmë vetëm një udhëhiqet nga një grua.

Nga dy drejtori, që janë udhëhequr nga gratë në Komunën e Prizrenit ka mbetur vetëm Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik që po udhëhiqet nga Sevil Kazaz.

Flaka Siqeca ka udhëhequr Drejtoria e Shëndetësisë por ajo është liruar nga detyra në Komunë deri në përfundim të studimeve post diplomike në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka në Facebook.

Drejtoria e Shëndetësisë pas lirimit nga detyra të Flaka Siqecës do të udhëhiqet nga Visar Shehu, i cili kishte qenë këshilltar i Mytaher Haskukës për çështje ekonomike dhe financiare, që nga fillimi i mandatit.

Emërimi i Visar Shehut në Drejtorinë e Shëndetësisë bën që dymbëdhjetë drejtori të Komunës së Prizrenit të udhëhiqen nga burrat.

Përkundër faktit se i pari i Prizrenit pati premtuar që 50 për qind e drejtorive në mandatin e tij do të udhëhiqeshin nga gratë.

“Nga 13 drejtori do t’i reduktojmë në 10, pesë prej tyre do të udhëhiqen prej grave”, pati theksuar kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka.

Më Shumë

Totaj tregon se punimet për rehabilitimin e “Kejit” në Shadërvan janë drejt përfundimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit janë...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”. Sipas njoftimit, programi ka pasur për qëllim...

Lajmet e Fundit