5 C
Prizren
E hënë, 24 Nëntor, 2025

Prizreni pasurohet me Kompleksin Memorial të “Drinit” (Video)

Prizreni, do të pasurohet me Kompleksin Memorial të komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha –“Drini”.

Projekti është ideuar.

Komuna ka shpallur konkurs publik për ekzekutimin e punimeve të tij.

Drejtori i Administratës së Prizrenit, Osman Hajdari, tregon se Kompleksi Memorial, do të ndërtohet para “Shtëpisë së Bardhë”.

“Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit ka shpallur shpall tenderin publik për ekzekutimin e punimeve të ndërtimit të Memorialit kushtuar heroit Ekrem Rexha-Drini, i cili do të ndërtohet në hapësirën e parkut përballë hyrjes së ‘Shtëpisë së Bardhë’”,  tha ai, shkruan “PrizrenPress”.

Komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit./PrizrenPress.com/

Memoriali i Komandant Drinit

Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit shpall tenderin publik për ekzekutimin e punimeve të ndërtimit të memorialit kushtuar Heroit Ekrem Rexha-komandant Drini, i cili do të ndërtohet në hapsirën e parkut përballë hyrjes së 'Shtëpisë së bardhë'

Gepostet von Osman Hajdari am Freitag, 12. Juli 2019

Më Shumë

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin kulturor

Sot në Gjirokastër, në kuadër të Javës së Kulturës në Shqipëri, u zhvillua takimi zyrtar ndërmjet delegacionit të QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan me...

Lumni Lushaj humbi jetën në një aksident trafiku

Ka ndërruar jetë veprimtari dhe humanisti hasjan, Lumni Lushaj, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lushaj ishte një personalitet i çmuar, i cili ia kushtoi...

Lajmet e Fundit