14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Prizreni pritet të shpallë zona të reja të veçanta turistike

ura e gurit ne prizren.Komuna e Prizrenit, po e pret dritën jeshile të Ministrisë së Ambientit që t’i shpallë si Zona të veçanta turistike, katër pika që edhe janë të njohura për turistët. Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Mensur Bytyqi thotë se tashmë një kërkesë ia ka parashtruar ministrit, Ferid Agani pas një takimi që ka pasur ditë më parë në Prizren.

‘Po Nasheci, Gryka e Kabashit, Shtëpia e Malorëve dhe Struxha, mendohet të shpallen zona të veçanta turistike pasi që kanë potenciale të mjaftueshme’, tha Bytyqi.

Ai pohon se disponimi i Ministrisë ekziston që edhe Prizreni t’i ketë këto pika të veçanta turistike dhe tashmë sipas drejtorit Bytyqi, Drejtoria e turizmit është në përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm.

‘Është në procedurë. Ne si komunë jemi agresiv në kuptimin e asaj për me I përshpejtuar gjërat. Deklerativisht ministri ka thënë se është I interesuar me kontribuar në këtë drejtim’, pohoi ai

Bytyqi thotë se brenda vitit synon ta realizojë këtë ide. Ai thotë se komuna ka në plan organizimin e një konference ndërkombëtare të investitorëve, përmes së cilës edhe synon t’i sjellë investitorët e huaj për të investuar në këto pika.

Drejtori i turizmit tregon se komuna ka filluar hartimin e projektit, i cili sipas Bytyqit do të jetë shumë atraktiv për turistet.

Bytyqi thotë se Pushimorja e Nashecit dikur ka qenë atraksion i veçantë, ndërsa ajo synon tu rikthehet pushuesve me investimet kapitale që pritet të bëhen. /RTK/

Më Shumë

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Viniciusi i përlotur: Gjithnjë e më pak po e ndjej futbollin

Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që...

Lajmet e Fundit