6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Prizreni, qyteti i pastërtisë

Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të Drejtorisë së Shërbimeve Publike,  qyteti i Prizrenit është një ndër qytetet më të pastërta në Kosovë. Tradita e qytetarëve të Prizrenit qysh në kohët më të vjetra për tu përkujdesur për qytetin e bartur deri në ditët e sotme dhe e e gërshetuar me angazhimin maksimal të drejtorisë përkatëse kanë bërë që Prizrenit të jetë shembull i qytetit të pastër jo vetëm në vend. Qytetarët e Prizrenit e vlerësojnë pastërtinë e qytetit.

Prizreni duke qenë qyteti më i vizituar në Kosovë përveç me bukuritë e trashëgimisë kulturore vlerësohet nga vizitorët edhe për pastërtin e qytetit. Vizitorët e huaj shprehen të kënaqur me pastërtin e qytetit të Prizrenit.

Me qëllim që qyteti të jetë sa më i pastër Drejtoria e Shërbimeve Publike organizon përgjatë tërë vitit aksione ekologjike duke krijuar hapësira të reja të gjëlbërta, duke mbjellur fidane të reja por edhe duke i motivuar qytetarët që ta mirëmbajnë që nga oborri i tyre, hapësirave para shtëpive të tyre por edhe lagjet. Për çdo vit Kuvendi Komunal organizon aktivitetin ekologjik për shpalljen e ballkonit më të mirë, kopshtit më të mirë, lagjes më të pastër dhe më ekologjike./TV Opinion/

Më Shumë

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në tubimin elektoral para bashkëvendësve të tij në Malishevë, tregoi arsyet pse duhet votuar...

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit