6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

I izoluar

Analistë të politikës dhe deputetë të opozitës i kanë cilësuar të kota shëtitjet e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, që i bëri javën e shkuar në Forumin Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos të Zvicrës, duke e cilësuar vizitën e tij si një pasqyrë e një presidenti të izoluar nga ndërkombëtarët? Analistët thonë se Thaçi në fotografitë e publikuara në ‘Facebook’ shihet me këshilltarin e tij, përderisa liderë të tjerë të Ballkanit po shfrytëzojnë mundësitë për takime liderë botërorë dhe me investitorë. Madje me qëndrimin e Thaçit korridoreve ka ironizuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që kur është pyetur për qëndrimin e palës kosovare, ai u thotë gazetarëve që t’i pyesin ata (Thaçin me ekip) se edhe ashtu po enden nëpër korridore e duket sikur kanë kohë të lirë. Analistët vlerësojnë se liderët botërorë dhe investitorët që janë pjesë e këtij forumi po i ikin Hashim Thaçit, i cili mund të jetë edhe njëri nga të akuzuarit në Gjykatën Speciale.

Deputeti opozitar, Arben Gashi (LDK), theksoi për “Kosova Sot” se është e dhimbshme që Kosova edhe kaq vjet pas luftës ta ketë një president që është i papranueshëm për Bashkësinë Ndërkombëtare.

“Kosova ka qenë shumë më mirë në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar 25 vite më parë sesa që e kemi gjendjen tash. Dhe kjo është një humbje e madhe për vendin, sepse si president ai nuk e ka një luks të tillë, duke u endur korridoreve dhe të na përfaqësojë vullnetin e qytetarëve tanë”, është shprehur ai. Sipas Gashit, edhe në këtë rast vetë figura e tij nuk është në interesin e shtetit.” Me gjithë sorollatjet e tij, Hashim Thaçi nuk mund të bëjë pazare me fatin e shtetit, por do ta mbajë peng shtetin e Kosovës”, theksoi ai.

Ndërsa, Arsim Haziri, analist politik, theksoi për “Kosova Sot” se liderët botërorë, përfshirë edhe pronarët e bizneseve nacionale, nuk mund të zhvillojnë takime me liderë të dobët, kriminalë dhe të cilët nuk përfaqësojnë në mënyrë të denjë shtetin e Kosovës.”Kosova me presidentin Thaçi, një mendësi zhbërëse, me kryeministrin Haradinaj, që është pamundësia për krijimin e shtetit ligjor e social, si dhe me Veselin, si figurën dhelparake, s’mund të prodhojë sinqeritet”, është shprehur ai. Shton se kjo treshe përbën izolimin më të freskët ndërkombëtar të Kosovës.

Burjani: Në situatën aktuale, gjithçka po shkon mbrapsht

Eksperti i fushës së drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Burjani, theksoi për “Kosova Sot” se në situatën aktuale gjithçka po shkon mbrapsht dhe pritet edhe më tutje, përderisa dalëngadalë po merren masa ndaj tre njerëzve që mendohet se kanë dorë në ndaljen e punës së Gjykatës Speciale. Burjani vlerëson se samiti atje ishte një gjasë e mirë për të shkëmbyer ide dhe për të provuar ndonjë konsensus të mundshëm që të mos pengohet Gjykata Speciale, por si duket janë shtjerrë mundësitë diplomatike në masë të konsiderueshme. “Ka frikë e panik tek tre njerëzit kryesorë. E vërteta është se kjo qeveri u bë për këtë qëllim, për shkak të Gjykatës Speciale, Demarkacionit dhe Asociacionit, dhe pa rënien e kësaj qeverie nuk ka zgjidhje. Andaj, sa më parë që kjo qeveri të bjerë aq më mirë dhe ka më shumë shpresë që në Kosovë të organizohen intelektualët për të formuar një lëvizje të re politike në vend”, është shprehur ai. Shton se nuk duhet humbur kohë, por duhet një subjekt i ri politik që të afirmohet, në mënyrë që Kosovën sa më shpejt ta integrojë në BE dhe në NATO.

Analisti Bislim Aliu theksoi për “Kosova Sot” se pjesëmarrja e presidentit Thaçi në Davos të Zvicrës dhe shëtitjet e tij në Forumin Ekonomik Botëror sikur janë të kota dhe po tregojnë hapur një pasqyrë të një presidenti të izoluar nga ndërkombëtarët.’Përderisa liderët e tjerë të Ballkanit po shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u takuar me investitorët e jashtëm, vetëm Thaçi ka mbetur i izoluar, për të cilin madje edhe presidenti i Serbisë, Vuçiqi, e ironizoi presidentin tonë Thaçi, duke vlerësuar se z. Thaçi më tepër po shëtit nëpër korridore, meqë nuk po gjen fare bashkëpunëtorë për investime”. Sipas analistit Aliu, liderët botërorë dhe investitorët që janë pjesë e këtij forumi po ikin nga Thaçi edhe nga fakti se i njëjti mund të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit