15.4 C
Prizren
E enjte, 27 Mars, 2025

Prizreni triumfon në derbin ndaj Bashkimit

Derbi i qytetit i ka takuar Proton Cable Prizrenit, që shënoi fitore ndaj Bashkimit me shifrat 90:82 (18:26, 24:20, 25:23, 23:13), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 11:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:26. Por, Proton Cable Prizreni nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat minimalisht në 38:39, derisa pjesa e parë përfundoi 42:46.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, ku Prizreni arrin të kalojë në epërsi në 65:64, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 67:69. Proton Cable kishte epërsi në dhjetë minutat e fundit në 83:73, por nga ky moment Portokallezinjtë filluan një seri të suksesshme, për të afruar rezultatin në 83:82, megjithatë, në fund më të përqendruar ishin basketbollistët e Proton Cable Prizrenit që triumfuan 90:82.

Desi Sills ishte më i miri te Proton Cable Prizreni me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa Altin Morina ishte më i dalluari te Bashkimi me 13 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime.

Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore e shtatë humbje. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe për klasa të 9-ta: Faza e dytë zhvillohet në Malishevë

Faza e dytë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta, për vitin shkollor 2024-2025, u mbajt në Malishevë. Ky aktivitet...

Një i arrestuar për tentim vrasje në Prizren

Një person është arrestuar të hënën si i dyshuar për tentim vrasje në Prizren, njoftoi Policia e Kosovës. Sipas Policisë, ai në në bashkëpunim me...

Lajmet e Fundit