14.2 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Prizreni vazhdon mbështetjen për 5.000 familje skamnore me pako ushqimore e higjienike

Komuna e Prizrenit synon që të vazhdojë mbështetjen për familjet skamnore të rrezikuara nga pandemia COVID-19.

Sipas autoriteteve lokale edhe në këtë fazë, 5 mijë familje do të përfitojnë pako ushqimore dhe higjienike. Bazuar në të dhënat e publikuara në sistemin elektronik të prokurimit publik, aktiviteti “Furnizim me pako ushqimore për familjet skamnore të rrezikuara nga COVID-19 në Komunën e Prizrenit” është iniciuar në fund të muajit nëntor të vitit të shkuar, me ç’rast në njoftimin për kontratë shkruan se afati kohor për dorëzimin e tenderëve është shkurtuar.

“Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, duke pas parasysh keqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve skamnore, sidomos pas rrezikimit të gjendjes së tyre edhe nga COVID-19, ka vendosë që këto familje ti ndihmojë edhe me nga një pako ushqimore dhe higjienike. Numri i familjeve që do të ndihmohen është 5,000, ndërkaq përshpejtimi i procedurave ndodhë me qëllim të furnizimit me pako të këtyre familjeve sa më parë të jetë e mundur, pa rrezikuar as konkurrencën në treg”, shkruan aty.

Ndërsa rishtazi është publikuar edhe njoftimi për dhënie të kontratës, ku theksohet se tenderi i përgjegjshëm me çmim më të ulët ka qenë oferta me shumën prej afër 180 mijë eurove.

Në takimin e fundit me qytetarët, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se pushteti lokal për shkak të pamundësisë së ofrimit të mbështetjes me subvencione është munduar që t’i dalë në ndihmë nevojtarëve përmes kategorisë buxhetore për mallra dhe shërbime.

“Kemi bërë pako ushqimore dhe higjienike, 5 mijë sosh… Në fazën e dytë kemi edhe 5 mijë pako të tjera. Pra, në total i kemi 10 mijë pako ushqimore e higjienike, të cilat janë shpërndarë ose që do të shpërndahen në të ardhmen”, është shprehur Haskuka.

Paraprakisht, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se krahas pakove ushqimore e higjienike, nevojtarët nga skemat e ndryshme sociale janë ndihmuar edhe me dru për ngrohje, në dy faza.

Në këtë rast, Haskuka ka theksuar se pandemia ka ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike të qytetarëve, që është manifestuar me rritjen e aplikimeve për përfitim të druve për ngrohje, “ku përveç familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë, janë pranuar 450 kërkesa edhe nga familjet që nuk gjenden në databazën e Qendrës për Punë Sociale”.

Raporti i vlerësimit të ndikimit socio-ekonomik të COVID-19 në Kosovë, i publikuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, ka konstatuar se implikimet financiare, që burojnë nga pandemia, në familjet në Kosovë vazhduan të jenë shqetësuese.

“Më shumë të anketuar deklaruan se kanë humbur vendet e tyre të punës në nëntor 2020 (11%) krahasuar me majin 2020 (8%). Shumica e atyre që kishin humbur vendin e punës nuk morën ndihmë financiare ose përfitime nga papunësia. Mbështetja në të mira materiale për familjet mbeti pothuajse inekzistente”, shkruan në raport, duke shtuar edhe se: “fakti që rreth 25% e të anketuarve raportuan vështirësi në qasjen në ushqim, pajisje mbrojtëse personale dhe shërbime shëndetësore që nga nëntori i vitit 2020 kërkon vëmendje”.

Në anën tjetër opozitarët në Prizren kanë propozuar që krahas pakove ushqimore e higjienike për nevojtarët, të shqyrtohet mundësua që edhe të prekurit me COVID-19 të mbështeten me nga 500 euro, marrë parasysh koston e lartë të medikamenteve për trajtim, si dhe të përkrahen financiarisht edhe familjarët e atyre që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

https://www.koha.net/kosove/255136/prizreni-vazhdon-mbeshtetjen-per-5-000-familje-skamnore-me-pako-ushqimore-e-higjienike/

Më Shumë

Letra që Daut Haradinaj nga TMK ia kishte dërguar familjes Rexha pas vrasjes së Komandant Drinit

“Dënojmë rreptësishtë vrasjen e komandant Drinit”, thuhet në letrën që Daut Haradinaj ia kishte dërguar familjes së Ekrem Rexhës, kur ky i fundit ishte...

Lista e plotë e deputetëve të mundshëm të LVV-së në Kuvend

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, deri më tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.85% apo 378,550 vota. Sipas...

Kush janë më të votuarit e PDK-së?

Nga numërimi i 79,39 për qind të votave deri më tani, 19 kandidatë të PDK-së për deputetë morën numrin më të madh të votave. Klan...

Zyrtarë të Shqipërisë marrin mjekimin anti-COVID në Prizren, mjeku Avdaj tregon detajet

Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit Rajonal të Prizrenit tha se janë 13 pacientë pozitivë me COVID-19 të Qarkut të Kukësit, të cilët po marrin...

Zafir Berisha për kryetarin e Prizrenit: Ai s’është në gjendje ta menaxhojë një kope delesh

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë ashpër kritik ndaj qeverisjes së kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Pas acarimeve që ndodhën në kuvendin...

Fjalimi madhështor i Fishtës në Konferencën e Paqes: Pushtuesit nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të...

Marku i papërmbajtshëm, fiton ndaj Charlton

Florian Marku ka arritur ta fitojë meçin ndaj Rylan Charlton në eventin e sotëm në boks. Boksieri shqiptar arriti që me goditjet e tij të...

Ky është shteti që ka regjistruar vetëm një viktimë nga Covid-19

Derisa shumë shtete po regjistrojnë qindra mijëra viktima nga Covid-19, Butani aktualisht është i vetmi vend në botë ku vetëm një person ka vdekur...

20 deputetët e mundshëm të PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë partia e dytë me 17.41% apo 137,722 vota. E nga ky...

Policia e Kosovës bastisë Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Disa vetura të policisë dhe pjesëtarë të...

Florian Marku vs Rylan Charlton

Florian Marku do të ndeshet me Rylan Charlton në kategorinë welterweight, sot në mbrëmje nën eventin kryesorë të Josh Kelly-t kundër David Avanesyan. Sky...

Shqipja dhe Ana kthehen në “Për’puthen”?

Sonte “Për’puthen Prime”, do të vijë në një format tjetër, dy ish-konkurrentet e emisionit, Ana dhe Shqipja do të rikthehen në Prime. Dyshja do të...

Dilema të shumta lidhur me projektin për hidrocentralin me digë në Drinin e Bardhë

Dilema të shumta lidhur me planin për ndërtimin e një hidrocentrali me digë në Drinin e Bardhë janë shpalosur të enjten nga banorët e...

Gazetari Orhan Galushi kthehet në Prizren për t’i ndihmuar bashkëqytetarët romë

Bëri mijëra kilometra që të vijë në Prizren dhe të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Orhan Galushi ka 35 vjet që është larguar nga...

Kush pritet të jenë emrat e kabinetit qeveritar që do ta drejtojë Albin Kurti

Vetëvendosje thotë që ende nuk kanë diskutuar për emra në organet e partisë. Të pa konfirmuar janë disa emra për ministra. Albin Kurti nuk i...

Vdes në burg mafiozi famëkeq italian, Raffaele Cutolo – “Profesori”

Një nga shefat më të frikshëm të mafisë në Itali, i cili e kishte udhëhequr bandën Camorra nga burgu, ka vdekur në qelinë e...

Lajmet e Fundit