8.4 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Profil/ Kush ishte Abdullah Karjagdiu

ABDULLAH KARJAGDIU (1936-2021)

Profesor, autor, përkthyes. Lindi në Prizren. U diplomua për gjuhë e letërsi angleze në Universitetin e Beogradit (1961), magjistroi në Universitetin e Zagrebit (1971), ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1975).

Një kohë punoi mësimdhënës i anglishtes, frëngjishtes dhe shqipes në shkollat e mesme të Prizrenit, pastaj në të përditshmen “Rilindja”. Ishte ligjërues i anglishtes dhe frëngjishtes në Fakultetin Juridik-Ekonomik të UP-së ndërsa nga viti 1972 ligjërues e profesor i letërsisë angleze e amerikane, letërsisë së krahasuar dhe botërore, teorisë dhe praktikës së përkthimit etj. në Universitetin e Prishtinës ku më 2003 mori titullin profesor emeritus.

Ka dhënë mësim në Universitetin e Stambollit, të Tetovës dhe në disa universitete private. Ka botuar “Historia e gazetarisë” (1963), “Shekspiri në gjuhën shqipe” (1972), “Bajroni dhe shqiptarët” (1975), “Si të përkthejmë” (1975), “Bilinguizmi si problem botëror” (1976), “Ç’është kritika letrare?” (1977) “Me Konicën në Evropë” (1993), “Hyrje në studimet angleze” (anglisht, 1996), “Një pasqyrë e letërsisë angleze” (anglisht, 2005), “Shkrimi akademik” (anglisht 2007).

Ka përkthyer “Autobiografia” e Nolit (nga anglishtja), “Historia e shkurtër e Shqipërisë” (nga rusishtja) të Senkejeviç dhe të tjerë, Skënderbeun e Paganelit (nga frëngjishtja), “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” të Konicës, “Kosova një histori e shkurtër” të Malkolmit si dhe një sërë romanesh, dramash, tregimesh e poezish nga autorë të ndryshëm botërorë. (Fjalori Enciklopedik i Kosovës)

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Lajmet e Fundit