6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Profili i kryetari të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj

Shaqir Totaj është i lindur më 24 dhjetor 1960.

Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka përfunduar në komunën e Prizrenit teksa ka diplomuar për ekonomi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” teksa studimet post diplomatike i ka vijuar në Universitetin e Washingtonit në lëmine e Menaxhmentit dhe Lidershipit Ekzekutiv në Sektorin Publik.

Po ashtu nga TADAT, programi special i FNM-së në Washington është certifikuar si “Ekspert Ndërkombëtar për Performancë të Administratës Tatimore”, njofton Klankosova.tv.

Shaqir Totaj ishte angazhuar në ngritjen e institucioneve të reja pas luftës, ku kishte filluar punë në ATK, teksa kishte mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale, si menaxher i zyrës rajonale në Prizren dhe Pejë, menaxher i Drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Totaj për tetë vjet e ka udhëhequr klubin e basketbollit “Bashkimi” në Prizren ndërsa për dy mandate ka shërbyer si nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ai është i martuar me Flutrën dhe ka dy fëmijë, Elenën dhe Adonisin.

Shaqir Totaj mbrëmë mori besimin e qytetarëve të Prizrenit për t’i udhëhequr në katër vjetët e ardhshme.

Totaj dje mori 27 mijë e 17 vota apo 51,01 përqind.

Kujtojmë që Totaj ishte në garë më Haskukën edhe në zgjedhjet lokale të 2017-tës, ku në raund të parë kishte fituar 19 mijë e 869 apo 29,75 përqind të votave, kurse kundër kandidati i tij kishte 14 mijë e 967 apo 22,41 përqind të votave.

Por në raund të dytë, Haskuka kishte dalë i pari. Ai fitoi 25 mijë e 949 apo 50,36 përqind të votave, kurse Totaj, 25 mijë e 577 apo 49,64 përqind.

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit