14 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Programi i PDK-së është i vetmi që angazhohet për rimëkëmbjen e Kosovës

Në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së Dega në Prizren, të shoqëruar edhe nga anëtarë të shtabit zgjedhor, kanë vizituar disa biznese në Prizren. Si pikë e parë e takimit ishte Ndërmarrja “Moni”, ku kandidatët janë takuar me punëtorët e kësaj ndërmarrje tregtare të suksesshme në Prizren dhe kanë bashkëbiseduar me pronarin e kësaj ndërmarrje. Kandidatët kanë treguar format lehtësuese të bizneseve që do të ofrojë programi i PDK-së.

May be an image of 9 njerëz dhe text that says '20 Nezir ÇOÇAJ #PDK134 #Rimekëmbje 65 Kadri KRYEZIU 22 KujtG Kujtim GASHI 71 Alban BISLIMAJ 24 Enver HOXHAJ Luljeta VESELAJ GUTAJ 88 Veton FIRZI 45 Gresë BARALIU 92 Kastriot KRASNIOI'

Gjithashtu kanë marrë zotime të punëtorëve të kësaj ndërmarrje, se vota e tyre do të jetë për kandidatët e PDK-së, sepse siç u shprehën ata janë kandidatët më të mirë nga të gjitha listat e subjekteve tjera, dhe se shpresat e tyre janë në PDK-në, që do të mund t’i fuqizojnë bizneset e vogla dhe të mesme.

Më pas kandidatët, kanë vizituar këmbë edhe shumë biznese tjera në Lagjen “Bajram Curri”, me të cilët është biseduar për përparësitë e programit për #Rimëkëmbjen ekonomike dhe në veçanti për lehtësimet e bizneseve.

Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës gjatë bashkëbisedimeve me përfaqësuesit e bizneseve kanë theksuar se rregullat strikte të pandemisë, po na detyrojnë që të ju takojmë veç e veç, me qëllim që të mobilizohemi sa më mirë dhe vota më 14 shkurt të jetë për PDK-në. Në anën tjetër edhe shumë biznese janë zotuar se vota e tyre është për PDK-në, sepse programi i PDK-së është i vetmi program që në mënyrë profesionale dhe të detajuar angazhohet për rimëkëmbjen e Kosovës dhe për bizneset në përgjithësi.

Më Shumë

Rexhepi: Do të jem pjesë e Qeverisë Kurti 3

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës po përballet me një bllokadë të vazhdueshme dhe mungesë të funksionalitetit, ende nuk dihet se partia më e...

Rahoveci 029 pret Tiranën në miqësore kontrolluese

KB Rahoveci 029 do të zbresë sot në parket për ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Rahovecasit do të...

Lajmet e Fundit