Projekti ideor për rivitalizim të kino “Lumbardhit” do të diskutohet në shtator

Kërkesa qytetare e kanalizuar përmes Komunës së Prizrenit për kthimin në pronësi publike të kinemasë “Lumbardhi” (ish-Bistrica) u miratua javën që shkoi nga Qeveria e Kosovës dhe pas mbylljes së këtij kapitulli aktivistët konsiderojnë se duhet angazhim për ta definuar modelin e menaxhimit të kësaj hapësire, si dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për rivitalizimin e plotë të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Tash mbetet të bëhet është përfundimi i procedurave administrative të transferit të pronës, përfshirë kompensimin e ish-punëtorëve të N. Sh. ‘Kino Bistrica’, të definohet modeli i menaxhimit të hapësirës, si dhe të sigurohet financimi për rivitalizimin e plotë të saj”, ka thënë Ares Shporta nga fondacioni “Lumbardhi”, që aktualisht e menaxhon kinemanë e lartcekur.

Sipas tij, tashmë është duke u punuar projekti ideor për këtë, i cili pritet të vihet në diskutim publik në shtator të këtij viti.

“Ekipi i kontraktuar nga ne është duke punuar në një projekt ideor që do të diskutohet me publikun në muajin shtator, i cili përveçqë do t’i definojë dhe ruajë vlerat e trashëgimisë së kinemasë, po ashtu do të trajtojë problemet strukturore, mekanike, si dhe urbanistike rreth kinemasë, me qëllimin e ofrimit të një hapësire cilësore, që edhe për shumë vjet do t’u shërbejë qytetarëve dhe komunitetit kulturor të Prizrenit”, ka deklaruar Shporta…

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit