6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Projektligji i Pagave këtë javë i dërgohet Zyrës së Kryeministrit

Projektligji i Pagave gjatë kësaj jave do t’i dërgohet Zyrës së kryeministrit, shkruan Front Online.

I njëjti do të vlerësohet se a është në pajtim me legjislacionin e Bashkimit

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Nora Fetoshi.

“Gjatë javës, projektligji do të dërgohet tek Zyra e Kryeministrit për përputhshmëri me acqui të BE-së”, ka thënë ajo për Front Online.

Sipas saj, aktualisht projektligji është në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar në MPB e më pas do të përcillet për vlerësim të ndikimit buxhetor edhe në Ministrinë Financave Punës dhe Transfereve (MFPT).

Të enjten e 15 shtatorit ka dalë në konsultim Projektligji për Pagat në sektorin publik.

Ky projektligj ka për synim rregullimin e sistemit për të gjithë punëtorët që marrin pagë nga shteti.

Kryeministri Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenin veten në ligjin e shfuqizuar të pagave.

Kurse, sa i përket konsultimeve Fetoshi ka bërë të ditur se MPB-ja ka pranuar Mendimin e Konsoliduar Ligjor nga Zyra e Bashkimit Evropian si dhe Opinionin e Sigma-s në Projektligjin për Pagat.

Sipas saj, ky mendim, së bashku me të gjitha komentet e tjera do të jenë shumë shpejt të qasshme në platformën e konsultimeve publike, sipas legjislacionit në fuqi.

“Komentet e pranuara kanë ofruar sugjerime dhe rekomandime në pika të caktuara të Projektligjit. Ministria e Punëve të brendshme do të adresojë çdo koment i cili është në përputhje me parimet që ka vendosur Projektligji dhe adresimi i tyre veçse është në fazë përfundimtare”, ka pohuar ajo, për Front Online.

Ligji paraprak për pagat e shërbyesve civilë i cili ishte shfuqizuar, kishte vlerën monetare të koeficientit 239 euro për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji.

Raporti i koeficienteve sipas këtij ligji, ishte një me dhjetë.

Ligji i pagave ishte miratuar një herë në shkurt të vitit 2019. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të 2020-s – institucioni i Avokatit të Popullit e pati dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata, më pas, ka konstatuar se ligji i miratuar nuk është në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

Ligji është shfuqizuar dhe që nga ajo kohë ka mbetur pezull, kryesisht për shkak të zhvillimeve politike që kanë përfshirë disa palë zgjedhje në vend./Front Online

Më Shumë

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit