11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Prokurori i zgjedhur nga PDK-ja që po kërkon dënimin e të përfshirëve në përgjime(Video)

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, është vetëm njëri nga zyrtarët e sistemit të drejtësisë në vend, për të cilin Partia Demokratike e Kosovës është përkujdesur që t’i ndihmojë të fitojë postin.

Kështu është mësuar nga përgjimet telefonike të publikuara nga Insjaderi, ku emri i Hoxhës përmendet gjatë një bisede në mes të nënkryetarit të PDK-së Adem Grabovci me zyrtarin e kësaj partie në Prizren, Nijazi Kyreziu. Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror Hoxhën, i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, duke mos i penguar një gjë e tillë, ai ka kërkuar që të gjithë të përfshirët në përgjimet telefonike të dënohen nga drejtësia.

Këtë kërkese Hoxha e ka bërë gjatë debatit për “Qeverisje dhe Pandëshkueshmëri’ të zhvilluar të martën si pjesë e festivalit të filmit DokuFest që po zhvillohet në qytetin ku ai shërben si prokuror.

Sylë Hoxha në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryeprokuror i shtetit dhe zëvendësministër i Drejtësisë.

Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com

Më Shumë

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Lajmet e Fundit