Prokuroria kërkon ndalesa për Limajn, Gashi i quan joligjore

Fatmir LimajDeputeti Fatmir Limaj dhe të akuzuarit tjerë për dy rastet e Ministrisë së Transportit, janë paraqitur sot në seancë dëgjimore me kërkesë të prokurorisë. Prokurorët e EULEX-it kërkuan që ndaj tyre të merren masa e ndalimit të takimit me dëshmitarë dhe që t’i ndalohet Limajt të shkoj në Ministrinë e Transportit dhe Inrasrtrukturës.

Kryetarja e Trupit Gjykues, Ana Adamska Gallant nuk ka marrë ende një vendim për aplikimin e këtyre masave por ajo ka bërë të ditur se me 26 mars do të mbahet seanca lidhur me akuzën e re të ngritur ndaj Fatmir Limajt.

Ndërkaq avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi tha se prokuroria është vonuar me një kërkesë të till për shkak se Limaj dhe të tjerët janë duke u hetuar gati qe pesë vjet dhe kjo kërkes sipas tij, është jo ligjore.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit