12.1 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Prokuroria në Prizren interviston “sekserët” e Kadri Veselit

Prokuroria në Prizren ka filluar t’i intervistojë “sekserët” që dyshohet se kanë punësuar në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se deri me tash janë intervistuar disa persona, në mesin e tyre edhe mësimdhënës.

“Prokuroria është duke hetuar këtë rast”, ka thënë shkurt një burim brenda Prokurorisë në Prizren.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili është edhe Kryetari i Kuvendit, nuk kishte qëndruar indiferent ndaj lakimit të emrit të tij, për ndikimin e tij në punësime në Prizren.

Ai pat kërkuar publikisht hetime nga Prokuroria. Gazetari Rami Berisha pat ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren se ka punësuar mësimdhënës pa konkurse dhe në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Thotë se për të gjitha denoncimet publike të rasteve ka fakte.

Berisha tregon se për këtë rast është intervistuar edhe nga Prokuroria dhe Policia.

“Unë kam dhënë deklaratën time për këtë rast në organet e drejtësisë”, tregon Berisha për “PrizrenPress”.

Sipas tij, rastet e punësimeve të mësimdhënësve në Prizren, janë duke u hetuar nga organet e drejtësisë.

“Kam informacione se janë intervistuar edhe disa persona të tjerë”, tregon Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet Çmimi i Poezisë “Xhevdet Bajraj” në Rahovec

Sot në lokalet e Shtëpisë së Kulturës në Rahovec u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit të Poezisë “Xhevdet Bajraj”, organizuar nga Forumi Anadrini...

Artan Abrashi takon përfaqësuesit e tarikatit Melami në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e tarikatit Melami në teqen e tyre...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit