3.6 C
Prizren
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

Prokuroria në Prizren, nëntë aktakuza kundër dhjetë personave, gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 48 aktakuza, kundër 54 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë aktakuza, kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar 48 për orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur 27 aktakuza, kundër 29 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza, kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Java e ardhshme me mot të vranët e pak rreze dielli dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët, me pak rreze dielli dhe herë...

Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Malishevë dhe tjetra në Rahovec

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura gjatë 24 orëve të fundit. Rasti i parë është shënuar...

Lajmet e Fundit