3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë kundër një inspektori

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.M., në cilësi të personit zyrtar si inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.1 dhe 2.2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., prej datës 21.11.2016, e në vazhdim, në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar si inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që derisa ai ka pasur përgjegjësi të inspektimit të ndërtimeve në rrugën e “Muhaxherëve”, nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori M.P., i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga organi kompetent komunal – Drejtoria për Urbanizam dhe Planifikim Hapësinor e Komunës së Prizrenit, me ç’rast investitorit M.P., i ka mundësuar ndërtimin e edhe një kati dhe mospagimin e taksave komunale, ndërsa Komunës së Prizrenit i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri N.M., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet barrë.

Më Shumë

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit