8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prokuroria në Prizren ngritë aktakuzë për korrupsion ndaj menaxherit të zyrës së prokurimit në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj menaxherit të prokurimit në Komunën e Dragashit, Nuro Ismaili.

Ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 nëntor 2020, e të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Nuro Ismaili po akuzohet se nga 18 marsi 2019 e deri më 28 qershor 2019, si person përgjegjës-menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitoj dobi pasurore per operatorin ekonomik “Avni Murtezi” B.I.

“Në cilësinë e menaxherit në zyrën e prokurimit vepron në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042 konkretisht neni 57 par.1 ashtu që dështon të konfiskon sigurinë e tenderit me nr. 621-**-****-1-1-1 i dt. 05.05. 2019 në shumë prej 3000 (tre mijë) euro për furnizim me dru dhe pelet nga Operatori ekonomik “Avni Murtezi” B.I. i cili nuk arrin të siguroj një vërtetim nga ATK që ka paguar tatimin dhe nga Gjykata Ekonomike që nuk është gjykuar si person juridik, dhe kështu lidhet kontrata me operatorin më të shtrenjtë për 25,680 euro duke dëmtuar buxhetin e Komunës”, thuhet në dispozitivin e aktit akuzues, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Me këto veprime, Nuro Ismaili po akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, nën paragrafi 3.2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit