Prokuroria Themelore në Prizren: 14 aktakuza kundër 17 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 17 personave, brenda 24 orësh.

Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Komunikata e plotë

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit