Promovohet udhëzuesi për përdorimin e antibiotikëve në KPSh

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte i pranishëm në ceremoninë e promovimit të udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, ku u diskutua për problemin global të shëndetit publik, siç është rezistenca antimikrobike (RAM).

Bëhet e ditur se Vitia tha se rezistenca antimikrobike ka potencialin të prekë njerëzit në çdo fazë të jetës, si dhe të sfidojë sistemin shëndetësor dhe se kjo e bën atë një nga problemet më urgjente të shëndetit publik në botë.

Njëkohësisht, ai i njoftoi të pranishmit se rezistenca antimikrobike, si nen i veçantë, është përfshirë edhe në ligjin aktual për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Në këtë ngjarje, të pranishmit thanë se ndonëse në shtetin tonë është shënuar ulje e ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej gati 25%, megjithatë, ende kemi shkallë të lartë të keqpërdorimit të antibiotikut ceftriakson në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Dokumenti i prezantuar sot do të jetë udhëzues i mjekut me qëllim ruajtjes së efikasitetit të antibiotikëve. Udhëzuesi do të jetë ndihmesë edhe në realizimin e projektit “International Center for Antimicrobial Resistance Solution”. Ky projekt trevjeçar do të nis i cili do të fillojë gjatë vitit  2024, do të fokusohet vetëm në përdorimin e drejtë të antibiotikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Lajmet e Fundit