Pronari i “Kobra City” në Prizren, Dibran Hoxha sillet i prangosur nga policia (video)

Pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, Dibran Hoxha, është sjellë i prangosur nga Policia në Gjykatën e Prizrenit për t’u përgjigjur rreth dyshimeve se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi.

Hoxha u arrestua dje nga Policia e Prizrenit. Ai ka qenë në kërkim policor prej ditës së shtunë pasi që i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit H.B., babai i një ish-punëtori të “Kobra City”, një lokali nate në Prizren.

Lajmin për arrestimin e Hoxhës për KALLXO.com e ka konfirmuar Admir Shala, kryeprokuror i Prizrenit. “Sot është arrestuar dhe nesër është seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha dje Shala për KALLXO.com.

.

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit