11.8 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Prorektori i UPZ-së, Kadri Kryeziu po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri

Prorektori i UPZ-së, Prof. Dr. Kadri Kryeziu i shoqëruar nga profesori i gjuhës angleze, Prof. Dr. Sejdi Sejdiu, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Austri.

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të projektit HERAS, derisa ka për qëllim marrjen e përvojave nga Universiteti i Salzburgut në fushën e efikasitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në hartimin e projekteve për mobilitetin e stafit akademik, administrative dhe studentëve.

Pjesë e delegacionit janë edhe Rektori i UKZ, Prof. Dr. Bajram Kosumit dhe mësimdhënës të tjerë nga ky fakultet.

P o ashtu edhe Prof. Ass.Dr. Sabiha Shala Prorektore për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore në UHZ  dhe Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati U.d Dekane e Fakultetit Juridik janë duke qëndruar  në një  vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë.

Më Shumë

Nëntë kryesues ndalohen për falsifikim të rezultateve në Rahovec, prokuroria kërkon paraburgim për ta

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit...

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Lajmet e Fundit