2.7 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Prostitutat VIP! Fenomeni i ‘shoqërueseve’ në Tiranë

Vajzat shoqëruese ose ndryshe prostitutat VIP.

A ekziston një fenomen i tillë në Tiranë dhe sa i përhapur është?

Një specialist i infiltruar tregon për GSH se mesatarisht ka 20-25 vajza të identifikuara në vit nga policia.

“Kryesisht fenomeni zhvillohet në zonat periferike, por nuk do të thotë se edhe në qendër të qytetit nuk ka shfaqje të tilla”.

“Zakonisht gërshetohen të dyja: dhënia e parave dhe e të mirave materiale. Ky është një fenomen trendi, pasi ka raste që klientët dhurojnë telefona, bizhu, por edhe makina për ndonjë femër VIP, që ushtron prostitucion. Risia është se këto vajza quhen ‘shoqëruese’,” rrëfen ai.

“Në të shumtën e rasteve, vajzat në Tiranë punojnë për veten e tyre me koshiencë. Kryesisht femrat e mira dhe të pavarura janë të ndërgjegjësuara se mënyra më e shpejtë për t’u pasuruar është edhe ky fenomen”.

“Fenomeni i tutorizmit të mirëfilltë ka ardhur duke u zbutur dhe kemi kaluar në fazën e ndërmjetësimit dhe ndarjes së fitimeve”.

“Vajzat e reja të identifikuara janë kryesisht nga rrethet, zonat periferike dhe në disa raste janë studente”.

Më Shumë

Arben Gega: Suhareka, degë e vetme e PDK-së me rritje të votës në nivel vendi

Arben Gega, përfaqësues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28...

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Lajmet e Fundit