Protestë në Prizren pas vrasjes së 15-vjeçarit

Banorë të lagjes “Bajram Curri” bashkë me nxënës të martën kanë organizuar protestë pas incidentit të djeshëm që ka rezultuar me vdekjen e nxënësit 15-vjeçar.

Ata kërkojnë drejtësi për këtë rast, si dhe shtim të masave të sigurisë për të gjithë nxënësit që ndjekin mësimet në shkollat e kësaj lagjeje.

Sipas tyre kërkesat e deritanishme të lagjes nuk janë trajtuar me seriozitet nga institucionet shtetërore.

Njëherësh është apeluar që nxënësit të tregojnë kujdes për njëri-tjetrin.

 

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit